FIDANISHTJA

Vaji i kokosit, shpresë e re për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kanceri i zorrës së trashë, është kanceri i tretë më i përhapur si tek femrat dhe tek meshkujt, Por, sipas një studimi të ri, ky lloj kanceri pritet të mos jetë më problem.

Kjo pasi që është gjetur se në vajin e kokosit gjendet një përbërës aktiv anti-kancer që premton shumë, transmeton Telegrafi.

Ky përbërës quhet “acidi laurik”, dhe sipas studimit të publikuar në revistën Cancer Research, hulumtuesit nga Universiteti Adelaide kanë zbuluar se ky komponent shkatërron 90% të qelizave të kancerit vetëm pas dy ditë trajtimi.

Vaji i kokosit përmban rreth 50% acid larik dhe një zinxhir mesatar triglicerine, i cili është shumë i vështirë të gjendet në dietat tona ushqimore.

ARKATANA

Është interesante të theksohet se acidi larik përbën rreth 2% të yndyrës në qumështin e lopës, por 6% të yndyrës në qumështin e njeriut, duke sugjeruar që njerëzit të mund të nxjerrin një përfitim natyror nga acidi larik.

Studimi citon gjithashtu se acidi laurik ndikon në vdekjen e qelizave të kancerit. Për këtë studim, hulumtuesit përdorën minjtë, ku u demonstrua se acidi laurik shkakton vdekjen e qelizave të kancerit në zorrë.

Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë, potenciali që ka treguar ky vaj është i mahnitshëm.

Kanceri i zorrës së trashë shoqërohet me obezitet, paaftësi fizike, pasivitet dhe shkaktohet nga konsumi në sasi shumë të mëdha të mishit të kuq, alkoolit, duhanpirjes për një kohë shumë të gjatë dhe nga konsumi i ulët i produkteve që përmbajnë fibra, fruta apo perime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.