Vaji çudibërës i lirit, aleat i fortë i shëndetit

Nëse po kërkoni për ilaç natyral për tretje, dhimbjet e zemrës, flokë, lëkurë apo humbje në peshë, ushqimit tuaj t’i shtoni vaj liri.
Liri është një prej bimëve më të vjetra në botë. Liri është burim natyral për aminoacide esenciale, fibra dhe shumë nutriente. Farat e lirit përmbajnë minerale si kalcium, selen, hekur, natrium, magnez dhe kalium. Po ashtu, përmbajnë edhe vitamina B, C dhe E. Vajin e farave të lirit mund ta përdorni si shtesë në ushqim, për sallatë apo ta merrni nga një lugë për çdo mëngjes.
Me rëndësi ta përdorni pa përpunim termik, sepse nëse e ngrohni do të humb vetitë shëruese. Vaji i lirit stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon te humbja në peshë, ndikon si masë parandaluese kundër pikës në tru, stabilizon qelizat e kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatës.
Po ashtu ndihmon si preventivë te arteroskleroza dhe ndalon dhimbjet në nyja dhe te artriti. Vaji i lirit ndihmon komplet në tretje, metabolizëm dhe ndihmon në forcimin e sistemit imun. Femrat që vuajnë nga depresioni apo nga ngërçet menstruale rregullisht duhet ta përdorin lirin.
(Kosova Sot)