UBT

Vaj ulliri dhe Aloe Vera, kura e shëndetshme për lëkurën tuaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vaji i ullirit dhe Aloe vera janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën e njeriut. Aloe Vera e përthith shumë mirë vajin e ullirit.

Vaji i Ullirit është i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin, ndërsa aloe vera është përshkruar prej shekujsh si “bima e përjetësisë”.

Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri.

Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje.

Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Verat e tjera të aloe verës

FIDANISHTJA

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut.

Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.

Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20m nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti.

Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas.

Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni edhe me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.