RCCOLA

Vaj kokosi për dhëmbë të bardhë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një testim që i është bërë vajit të kokosit, ka rezultuar se mund të përdoret për eliminimin e baktereve përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve. Sipas dëshmive, ky vaj konsiderohet tepër efektiv.

Veprimi i vajit të kokosit është testuar në gjendjen e tij natyrore. Ky vaj është testuar kundër baktereve Streptokok, që janë banorë të zakonshme të gojës tuaj. Hulumtuesit gjetën se vaji i kokosit pengon rritjen e shumicës së streptokokëve, duke përfshirë një bakter acid, që është shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve.

vajoNuk ka kimikate të dëmshme: Pasta e zakonshme e dhëmbëve përmban një kimikat të quajtur triklosan antibakterial. Disa studime të kafshëve kanë treguar se triklosani shkakton deformime të eshtrave tek minjtë. Fluori është një tjetër përbërës i zakonshëm në pastat e dhëmbëve. Fluori është një produkt toksik dhe është një helm në trupin tuaj edhe nëse përdoret në sasi të vogël.

Efektiv kundër kaviteteve: hulumtimet tregojnë se aplikimi i vajit të kokosit në mishrat e dhëmbëve për rreth 10 minuta në ditë (vazhdoni për tre javë) në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon prishjen e dhëmbëve.

Mund ta përdorni për të pastruar dhëmbët e kafshëve: nëse nuk doni të lani dhëmbët e kafshëve tuaja me pastë dhëmbësh zakonshme “njerëzore”, vaji i kokosit është efektiv dhe i sigurt.

Është i thjeshtë për t’u përgatitur, përbërësit që nevojiten janë:

Fundamenti

Vaj kokosi

Sode buke, e cila vepron si një gërryes dhe ndihmon me zbardhjen e dhëmbëve.

Vajra esenciale për t’i dhënë aromë pastës. Vaji i mentes, për shembull, është tepër i mirë për gargarë duke penguar formimin e kaviteteve.

Kripë

Përzieni përbërësit dhe ja ku keni përgatitur një pastë dhëmbësh natyrale./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta