Mobi Casa

Vaj e lot n’ Malësi t’ Gollakut

/ 2 minuta lexim
HW

Po këndon qyqja, këndon turreci – Gurë e dru po qanë Zajçeci ! Shkolla ime mbeti shkret – Nuk ka nxënës, populli u tret !…

S’ ka xhami, as s’ ka shitore ,
Nuk mund del dimrit prej bore ,
Nuk tymon kund n’ shpi oxhak ,
Nuk ke kund të bësh konak !

Po vajton mbarë Kremenata –
S’ ke ku mbushë ma ujë me kënata !
Kroje e gurra u shteruan ,
Shpi e troje u shkretuan !…

Krejt katundi mbeti thatë –
S’ ke ku shkon me bujte një natë !
Shkolla ime mbeti shkret –
Nuk ka nxënës , populli u tret !…

Në qetësi ka ra krejt Sfirca –
Nuk ka fyell , nuk ka bishtnica !
Shkolla e saj u rrëzua krejt –
Nuk ka nxënës , populli u tret !

Edhe xhamia u rrënua –
Pa xhematë seç u tmerrua !
S’ ka ezan , as s’ ka imam ,
N’ këtë Malësi ma s’ ka Bajram!

Vaj e mall është mbushë dhe Gëmica –
S’ bien kavall , fyell , as grimca !…
Shkolla e saj ka mbet e shkretë –
Populli e nxënësit krejt kanë tretë !

Lagja e Korçajve ka mbet thatë –
S’ ke ku shkon me bujte një natë !
As te Lecajt , as te Matoshi –
S’ gjendet ma hambari , as koshi !…

HW

I njëjti fat është në Meshinë –
Mall e ke me i pa fëminë !
Shkolla është , por fëmijë nuk ka –
Banka e dërrasa thatë kanë ra !

Edhe atje ke me u trishtua ,
Se xhamia është rrënua !
Kush për te s’ është kujdesua –
Sado pak me e rinovua !

N’ ato kodra ec e ec –
Mezi mbërrina n’ Gjyrishec !
Edhe atje populli u tret –
Shumë shpejt shkolla do t’ mbes shkret !

Dy – tre nxënës përroskë mbas përroskës –
Der’ sa t’ mbërrijnë në shkollë t’ Lisockës !
Edhe atje nxënës kanë mbet pak ,
Rrallë ndokund tymon oxhak !

Gjëmë e vaj n’ Zhujë e n’ Shahiq –
Atje nxënës ma nuk ka hiq !
I njëjti fat është në Lajçiq –
Atje s’ ka ma nxënës , as miq !…

Në Dazhnicë e në Magure –
Dikur mbathnim opinga lëkure !
Nëpër kodra n’ Velegllavë –
Shpeshherë vinin ujqit llavë !

Gjilan, më 08.06.2016 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.