Eko Higjiena

Uzurpimi i administratës për verifikimin e nënshkrimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shoqëria Civile “Perspektiva”, reagon ndaj shërbimit të Administratës komunale të Bujanocit, e cila në mënyrë arbitrare ka refuzuar kërkesën e kësaj shoqate, për verifikimin e deklaratave për zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 tetor, të këtij viti.

Kryeshefi i Administratës komunale, Nasim Rexhepi, i dirigjuar nga eprori i tij, hedh poshtë kërkesën e Shoqëria Civile “Perspektiva”, me arsyetimin se, të hënën e 6 tetorit, po të njëjtën ditë partia në pushtet e Nagip Arifit, paska caktuar tre punkte për grumbullimin e deklaratave dhe verifikimin e tyre, nga punëtorët e administratës!

Në qoftë se janë vetëm tre punëtorë administrativ, që merren me verifikimin e deklaratave, nuk do të thotë se që të tre, të caktohen për partitë pushtetare, e asnjë për shoqatën joqeveritare!

HW

Ky veprim i Administratës komunale në Bujanoc, është një shembull i keq i një pushteti, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për tu ngjitur shkallëve të Këshillit të ardhshëm nacional!. Me një fjalë e “kënaqi”, qeverisjen lokale e tashti dëshiron ta “skapit” edhe Këshillin Nacional!

Pavarësisht nga pengesa anticivilizuese e pushtetit lokal në Bujanoc, dhe pengesave të tjera të natyrës shantazuese Shoqëria Civile “Perspektiva”, do të gjej rrugë tjera për të grumbulluar deklaratat e mbështetësve të Listës për “Ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, njofton simpatizuesit e vetë se të hënën e 6 tetorit 2014, nga ora 10, bëhet vazhdimi i verifikimit të nënshkrimeve për përkrahjen e Listës zgjedhore të kësaj shoqate joqeveritare, e cila merr pjesë aktive në këto procese të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.