Fundamenti

Uzurpimet, vjedhjet e prostitucioni në shënjestër të Prokurorisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, si dhe janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Eco Higjiena

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e Shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/