ARKATANA

Uzurpatorët e shtetit shuajnë shpresën e kosovarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova për këta 15 vjet të funksionimit në liri, fillimisht në administrimin e UNMIK-ut dhe më pastaj pas shpalljes së pavarësisë nga viti 2007 e këndej, nuk po arrin ta ndërtojë shtetin e mirëfilltë të së drejtës, është një konstatim kredibil, që po del vazhdimisht edhe nga vlerësimi i raporteve ndërkombëtare.

Republika e bllokuar, e degraduar dhe e zhvatur

“Të gjithë ata qytetarë që po ikin, ankohen për shkaqe ekonomike, sepse shtetin e tyre e kanë uzurpuar mafiozët dhe kriminelët, që janë në krye të qeverisjes”, ka vlerësuar analisti Isa Mula

Kosova për këta 15 vjet të funksionimit në liri, fillimisht në administrimin e UNMIK-ut dhe më pastaj pas shpalljes së pavarësisë nga viti 2007 e këndej, nuk po arrin ta ndërtojë shtetin e mirëfilltë të së drejtës, është një konstatim kredibil, që po del vazhdimisht edhe nga vlerësimi i raporteve ndërkombëtare. Ekspertë të sundimit të ligjit dhe analistë politikë konsiderojnë se pikërisht abuzimi me drejtësinë në Kosovë, qeverisja kriminale e politikës së lidhur me krimin e organizuar, e ka thelluar skajshmërisht pasigurinë qytetare në Kosovë. Si pasojë e këtij dështimi të ndërtimit të një qeverisjeje të drejtë, populli tani është në pikën e vlimit, pas një durimi mbi 15-vjeçar nën sundimin e qeverive kriminale dhe zhvatëse. Qytetarët duket se e kanë humbur tashmë besimin te kjo klasë politike, që është e zhytur në korrupsion dhe prodhon vetëm tensione, pasiguri dhe destabilitet.

Mobi Casa

Luftë e ashpër për pushtet

Analisti Blerim Burjani vlerëson se gjendja në drejtësi është problematike, me ndërhyrje gjatë procesit të seleksionimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe gjate ushtrimit të profesionit.

Sipas Burjanit, edhe moszgjidhja e shumë lëndëve, dhënia përparësi disa lëndëve për të zgjidhur kur janë në pyetje zyrtarët e lartë publikë dhe ndërhyrja edhe në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke iu dhënë përparësi disa kandidateve që kurrë në jetën e tyre nuk janë marrë me drejtësi, në vend që përparësi t’u jepet gjyqtarëve, përgjithësisht profesionistë nga sistemi i drejtësisë, janë fakte që flasin për instalimin e një shteti jofunksional të së drejtës. “Vazhdimi i një gjendjeje të tillë nuk ndihmon fare në pavarësimin e Gjyqësorit. Realisht në Kosovë është e tëra politikë, prandaj gjendja është e tillë, e pashpresë për qytetarin dhe vetëm një luftë e ashpër për pushtet”, tha eksperti i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot”./kosova sot/