Uzurpatorët e arsimit
Nga Lumir Abdixhiku – Ky sistem uzurpuesish nuk duron ndryshimin. Sepse ndryshimi, ç’është e vërteta, nënkupton krijimin e vlerës. E në vlerë këta uzurpatorë nuk kanë më vend. Sepse ata aty nuk janë për vlerë. Janë për shkak të fuqive uzurpuese që sistemi i gjashtëmbëdhjetë vjetëve të fundit ka pasur për parim. Prandaj dhe kërkojnë ta mbajnë e ta mbrojnë këtë sistem.
-1-
Do të jetë me siguri ndër rastet më të rralla – për të mos thënë të vetmet – ku një fushë e bërë lëmsh provohet të ringrihet sot në Kosovë; e kam fjalën për Universitetin e Prishtinës pra. Dhe ky rast, njëkohësisht, përb


