GRANDEMALL

Uzuni zbulon ofertat që ka dhe klauzolën e vendosur nga Granada: Nuk e di të ardhmen, klubi dëshiron të më bëj kapiten

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Myrto Uzuni ka vazhduar edhe këtë fundjavë shkëlqimin në futbollin spanjoll, ku ka marrë fitoren e radhës në La Liga 2 me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar gjeti golin në fitoren 2-1 ndaj Las Palmas, gol që ishte i 21 këtë edicion në La Liga 2.

Reprezentuesi shqiptar ka folur për emisionin ‘Zona Gol’ në Super Sport, duke zbuluar shumë gjëra rreth ofertave, klauzolës që ka dhe të ardhmes së tij.

Ndërsa thekson se Granada është shumë e kënaqur me të, madje i ka propozuar rolin e kapitenit nëse do të qëndrojë aty.

Goli 21-të me Granadën: “Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe”.

FIDANISHTJA

Sekreti i formës së mirë: “Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit”.

Granada në La Liga: “Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje”.

E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga: “Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë”.

Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes? “Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola”.

Ofertat: “Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.