RCCOLA

Utopia e Hagës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në një intervistë për agjencisë Anatolya, Florence Hartmann thekson se, lirimi i ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanisic, dhe zëvendësit të tij, Franko Simatovic-Frenki, paraqet “goditjen e fundit të dukshme ndaj kredibilitetit të Tribunalit të Hagës, dhe atë në fazën e fundit të punës së tij”.

Florence Hartmann, zëdhënëse e dikurshme e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, njihet si publiciste dhe si autore e librit “Paqja dhe Dënimi”, i cili flet për “luftërat e fshehta të politikës dhe drejtësisë ndërkombëtare”.

“Gjykata e Hagës ka konfirmuar se synon që nga e drejta penale ndërkombëtare të heq përgjegjësinë komanduese, si koncept të bashkëfajësisë së kreut ushtarak dhe civil, kur kemi të bëjmë me dhunë të ushtruar nga sistemi. Në këtë mënyrë, ajoi ka shpërblyer trurët e sistemit, të cilët, përmes dredhive kanë planifikuar dhe organizuar dhunë masive, gjithnjë nën parvanin e organizuar, dhe duke pasur kujdes që të mos ketë asnjë urdhër me shkrim. Pra, porosia nga gjykimi i Nurembergut është shlyer. Gjykata e Hagës ka hyrë përnjëherë në procesin e pezullimit të Konventës së Gjenevës, dhe, në këtë mënyrë, ajo po shkatërron gjithçka që është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim të mbrojtjes së civilëve gjatë luftërave të ndryshme. Në Hagë pra po ndodhë një kthesë, të cilën viktimat e luftës së fundit në Europë po e ndjejnë në lëkurën e tyre, megjithëse kjo kthesë ka edhe pasoja afatgjate, dhe atë në gjithë botën”, theksoi Hartmann.

Uji Dea

Pas vendimit të fundit të Tribunalit të Hagës, sipas saj, mbetet një ndjenjë e dëshpërimit. Përveç Stanisic dhe Simatovic, Hartmann përmend edhe rastin e gjeneralit serb, Momcilo Perisic, por edhe “presedanin juridik që lidhet me aktvendimin për lirimin e gjeneralëve kroatë Gotovina e Markac, në të cilin shpresonim shumë”.

“Mund të paramendoj reagimet e viktimave, fëmijët e të cilëve e pësuan drejtpërsëdrejti nga fantazmat e territ, të personifikuara në karakteret e Stanisic dhe Simatovic, të cilët tani janë njerëz të lirë. Sipas të gjitha gjasave, dhe për fat të keq, përgjegjësia për krime (të cilat gjykata nuk u kundërshton) po ulet në nivel të lojtarëve lokalë, e jo në trurët që i planifikuan. Prandaj, kemi një ndjenjë të hidhur të mashtrimit, sepse ky vendim nuk është as i vërtetë e as drejtësi. Më së tepërmi është shqetësuese pafuqia, dhe shuarja e çfarëdo lloj shprese për nxjerrjen e së vërtetës, për sjelljen e drejtësisë në vend për viktimat, dhe për arritjen e njëlloj paqeje. Duket se Gjykata e Hagës dëshiroi që, pak para fundit të saj, të na thotë se, gjithçka që besuam se do të ndodhte oshtp vetëm një utopi”, përfundoi Hartmann, në reagimin e saj pas aktvendimit të Tribunalit të Hagës, për shpalljen si të pafajshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanisic, dhe zëvendësit të tij, Franko Simatovic-Frenki.