Uji Dea

Uta Ibrahimi vazhdon ekspeditën e ngjitjeve, gjendet afër Everestit, por do të provojë Majën e Lhotses

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Alpinistja më e mrekullueshme shqiptare, Uta Ibrahimi po vazhdon ekspeditën e saj të ngjitjes në majat më të larta në Botë.

Ajo sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është afër të ngjitet në majën e katërt më të lartë në tokë, Maja e Lhotse (8516m), shkruan IndeksOnline.

Para se të ngjitet në këtë majë, Ibrahimi përgjatë 15 ditëve, ka bërë disa ngjitje dhe kalime të larta: Maja e Sunder (5300m), Gokyo (5460m), Labuche Peak (6119m) dhe La Pas (5400).

Hidromorava

Për momentin, Uta gjendet në Kampin Bazë të Lhotses, i cili poashtu shërben për ngjitjen në Everest, kjo e fundit një aventurë e arritur tashmë nga kosovarja.

Në rast se Uta e kalon edhe Majën e Lhotses, atëherë do të bëhej gruaja e parë në Ballkan, që ngjitet në këtë mal!./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.