UBT

USPE: Komuna dhe Universiteti i Gjilanit urgjentisht të merren me sigurimin e bursave për studentë‏

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Unioni i Studentëve Pro Europian, shprehë shqetësimin mbi neglizhimin e autoriteteve komunale dhe atyre te Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në raport me sigurimin e bursave komunale dhe atyre Universitare për studentë.

Neglizhimi i bursistëve, si studentë të dalluar dhe si e ardhmja e këtij vendi, pos fyerjes së dinjitetit të studentit për ne nënkupton edhe mos interesim të këtyre autoriteteve për motivim, nxitje dhe stimulim të studentëve me suksese të larta. Ne nuk duam të mendojmë që dikë e pengon ky sukses por një neglizhencë e tillë kaq e gjatë tregon pikërisht atë.

Si përfaqësues të studentëve, kujtojmë shumë mirë edhe premtimet e kryetarit Haziri që i ka bërë në tetor të vitit 2013, kur patë deklaruar në takim me studentë se “zotohet se nuk do të ndajnë bursa që i ngjajnë një pakete sociale, por do të keni bursa dinjitoze. Bursa për një student do të jetë më së paku sa një rrogë mesatare në Kosovë”, ndërkaq në praktikën e tij qeverisëse po ndodhë komplet e kundërta.

Uji Dea

Shqetësim i madh për ne është edhe problemi me bursat universitare, edhe pse nuk kanë munguar takimet dhe konsultat, bëjmë thirrje përgjegjësve të Universitetit që sa më parë të gjejnë një zgjidhje.

Duke ditur që bursat e studentëve nuk i përkasin asnjë individi e as një institucioni. Ato janë taksat tona për të cilat në kemi të drejtë të i gëzojmë.

USPE në ditët në vijim do të pres reagimin urgjent të institucioneve përkatëse, ndërsa nëse nuk ofrohet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme, ne do të shqyrtojmë seriozisht hapat e radhës, duke mos kursyer shfrytëzimin e çdo të drejte ligjore e demokratike thuhet në reagimin e USPE-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.