Hidromorava

USPE kërkon që të respektohet Statuti

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Organizata studentore Unioni i studentëve Pro Europian USPE, si organizata më masovike në vend shpreh shqetësimin e saj me rastin e reagimit të studentëve që kërkojnë shtyrjen e afatit për pranim në studimet posdiplomike master thekson Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Betim Sherifi.

USPE vlerëson se kërkesa e studentëve është e arsyeshme dhe duhet të pranohet pasi ajo është në koordinim të plote me statutin e Universitetit ka thënë.

UBT

Afatet kohore për aplikim në studimet master të publikuar nga menaxhmenti i Universitetit dëmtojnë studentët të cilët kanë ende provime ne afatin e shtatorit, cili është afat i rregullt.

USPE përmes përfaqësuesve të saj do të kërkojë nga menaxhmenti që kjo kërkesë e studentëve të trajtohet seriozisht duke u respektuar statuti i Universitetit ka thënë Sherifi sekretar i përgjithshëm i USPE-së./rajonipress/