USPE fton studentët dhe qytetarët që t`i bashkohen protestës kundër Jabllanoviqit
Gjilan – Organizata studentore Unioni i Studentëve Pro Europian-UPSE si organizata më e madhe në vend fton të gjithë studentët që studiojnë në Gjilan si dhe gjithë qytetarët që t`i bashkohen marshit protestues organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka”, që do të mbahet të premtën me d23.01.2015 kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq .
Marshi protestues fillon nga ora 13.00 nga Universiteti “Kadri Zeka” dhe vazhdon drejt Teatrit të Qytetit./rajonipress/


