Eko Higjiena

USPE fiton bindshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shpallen rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”. Sipas KQZ-së së UKZ-së, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE), ka 1008 vota gjithsej apo 96.28%, ndërsa Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), ka 27 vota apo 2.58%.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore 2015.

Nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote.

Mobi Casa

Sipas KQZ-së së UKZ-së, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE), ka 1008 vota gjithsej apo 96.28%, ndërsa Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), ka 27 vota apo 2.58%.

Organizatat studentore të cilat kanë garuar për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), kanë të drejtë ankese nga data 07. 05.2015 deri më 10. 05.2015.

Rezultatet përfundimtare sipas planit operativ të KQZ-së, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015 thuhet në njoftimin e Minire Rexhepit zëdhënëse e Universitetit të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.