Ushtroi dhunë në familje, tentoi t`i sulmoj edhe zyrtarët policor
Gjilan – Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar t`i sulmojë me një mjet të mprehtë-thikë.
Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


