Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait, burg për të dyshuarin

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare dhe po ashtu i ka kanosur vëllain e tij.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS