Fundamenti

Ushtrimi që zgjat jetën për 9 vite

/ 2 minuta lexim

Një studim i ri tregon se 30 minuta nga ky ushtrim në ditë dhe i kryer 5 herë gjatë një jave zgjat jetën tuaj 9 deri në 10 vite. Ky është një lajm i mirë apo jo?
Studiuesit deklarojnë se të gjithë ato që ushtrohen rregullisht plaken më vonë, për shkak se vrapi ka aftësinë të reduktojë qelizat e plakjes.

Ekspertët nga Universiteti i Brighamit deklarojnë se kishte një diferencë të madhe 7 deri në 9 vite midis atyre që punojnë intensivisht me këto ushtrime sipas një plani të caktuar dhe instruktorëve. Sipas zbulimeve të tyre, gratë duhet të vrapojnë për 30 minuta në ditë, ndërkohë që meshkujt këshillohen që të vrapojnë të paktën 40 minuta.

KKGJILAN

Nëse vrapi kryhet rregullisht gjatë 5 ditëve të javës dhe në këtë interval kohor, atëherë edhe qelizat tuaja plaken më ngadalë, çka do të thotë që edhe vetë ju. Për sa i përket grupmoshave më të reja, sërish ekspertët iu këshillojnë të vrapojnë sa më shumë, pasi në këtë mënyrë ato forcojnë imunitetin e trupit të tyre dhe truri është shumë i herë më i shëndetshëm.

Ky nuk është studimi i parë i kësaj natyre, pasi edhe më herët është folur për rëndësinë e aktivitetit fizik në mënyrë të rregullt. Shpresojmë që ky studim të jetë një motivim më i madh për ju që të vraponi!