Ushtrimet fizike dhe obeziteti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aktiviteti fizik nuk është i vetmi që luan rol në humbjen e peshës, ai duhet të kombinohet me mënyrën e të ushqyerit për të arritur rezultate pozitive- thonë mjekët.

Në një gazetë në Britani, tre ekspertë ndërkombëtarë të fushës u shprehën se është kombinimi i ushqimit dhe aktivitetit fizik ai që sjell rezultate.

ushtrime dhimbje mesiAktiviteti fizik ndihmon në zhdukjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që alkooli dhe pirja e duhanit janë tregues të shfaqjes së këtyre problemeve.

UBT

Sipas d. Malhotrës, një njeri mbipeshë nuk ka nevojë të bëjë ushtrime fizike për të humbur peshë, por të ushqehet në mënyrën e duhur.

Prof. Mark Baker nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor, rekomandon një dietë të mirëbalancuar, të kombinuar me ushtrime fizike.

E rëndësishme është të kufizojmë sasinë e kripës, yndyrnave dhe sheqerit, të ushtrohemi fizikisht dhe përmirësimet në pamje dhe shëndet do të jenë evidente, tha ai./Përshtati në shqip: Elena Beta/gazeta shendeti/