Uji Dea

Ushtrimet e ndryshojnë trurin të jetë më elastik ndaj stresit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktiviteti fizik e përshtat trurin ashtu që të reduktohet reagimi i tij ndaj stresit dhe ankthi do të ketë më pak gjasa të interferojë me funksionin e trurit, thonë hulumtuesit amerikanë.

Autorja Elizabeth Gould nga Princeton University tha që pjesëtarët e laboratorit të saj kanë lokalizuar qelizat e trurit dhe rajonet e rëndësishme për rregullimin e ankthit që mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dhe trajtojnë më mirë çrregullimet e ankthit.

Studimi, i publikuar në “Journal of Neuroscience” ka zbuluar që kur minjtë të cilët kanë ushtruar rregullisht kanë përjetuar stimuj të stresit – ekspozim ndaj ujit të ftohët – truri i tyre ka zhvilluar një lloj pengese në aktivitetin e neuroneve që ka ndalur eksitimin në hipokampusin ventral, një rajon i trurit që e rregullon ankthin.

Këto zbulime potencialisht zgjidhin diskrepancën në hulumtimin e lidhur me efektin e ushtrimeve në tru – që ushtrimet reduktojnë ankthin derisa promovojnë rritjen e neuroneve të reja në hipokampusin ventral.

Uji Dea

Pasi që këto neurone të reja në mënyrë tipike janë më të ngacmueshme se sa homologet e tyre më të pjekura, ushtrimet do të duhej të rezultojnë në më shumë ankthe, dhe jo më pak, thotë Gould.

Sidoqoftë, hulumtuesit e Princeton kanë zbuluar që ushtrimet po ashtu forcojnë mekanizmat që parandalojnë këto qeliza trunore nga aktivizimi.

“Të kuptuarit se si truri rregullon sjelljen e ankthit jep të dhëna potenciale për t’u ndihmuar njerëzve me çrregullime ankthi,” tha Gould. “Po ashtu na tregon diçka për atë se si truri modifikon veten për t’iu përgjigjur në mënyrë optimale mjedisit të vet.

Hulumtimi ka qenë pjesë e tezës së doktoraturës për autorin e parë, Timothy Schoenfeld, tani në postdoktoraturë në National Institute of Mental Health, si dhe pjesë e projektit të bashkëautorit Brian Hsueh, tani student i doktoraturës në Stanford University.