Fundamenti

Ushtrim tepër i fuqishëm: Forcon mushkëritë, përshpejton humbjen e peshës, zbut dhimbjet e shpinës!

/ 2 minuta lexim

Shpëtim për shumë telashe shëndetësore. Këto ushtrime janë të njohura që nga kohët e lashta. Këto ushtrime e kanë origjinën në Tibet dhe njihen me emrin “Pesë tibetianë”, transmeton Telegrafi.

Kanë një efekt të dobishëm në të gjithë trupin, prandaj të gjithë ata që kanë provuar këtë formë ushtrimi e kanë konfirmuar efektin e tyre pozitiv.

Besohet se këto ushtrime:

▪ përmirësojnë gjumin
▪ zvogëlojnë tensionin
▪ rrisin përqendrimin dhe kujtesën
▪ përmirësojnë tretjen
▪ përmirësojnë punën e organeve të frymëmarrjes
▪ parandalojnë humbjes së kockave
▪ zvogëlojnë dhimbjen e shpinës
▪ ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës
▪ rrisin forcën dhe qëndrueshmërinë fizike
▪ përmirësojnë shëndetit emocional dhe mendor

Është më mirë që ushtrimet t’i bëni në mëngjes, gjysmë ore pas zgjimit dhe para kafjallit. Kryeni ato në rendin e duhur, nga e para në të pestën. Bëni dy përsëritje të tjera çdo javë derisa të arrini numrin 21. Ky është kufiri që duhet t’i përmbaheni për sa kohë bëni ushtrimin “tibetian”.

Fidanishtja

Si ndikon çdo “tibetian” në trupin tonë?

Tibetiani i parë rrit lëvizshmërinë fizike dhe shpirtërore dhe përmirëson ndjenjën e ekuilibrit.
Tibetiani i dytë forcon muskujt e barkut dhe përmirëson imunitetin.
Tibetani i tretë zgjeron gjoksin dhe ndihmon shikimin e qartë qëllimeve jetësore.
Tibetiani i katërt drejton qafën, forcon shtyllën kurrizore, aktivizon tretjen dhe plexusin solaris.
Tibetiani i pestë pastron mendjen dhe përmirëson humorin.

Ja si duket e gjithë stërvitja:

/Telegrafi/