FITORJA

Ushtria votohet pas zgjedhjeve në Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 2 prill të këtij viti në Serbi, në Kuvend pritet të procedohet Projektligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri dhe më pas të votohet nga deputetët.

Projektligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës pritet të procedohet në Kuvend gjatë muajit të ardhshëm (prill) pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale atje, të caktuara më 2 prill 2017.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave po insistohet që Ligji për Transformimin e FSK-së të mos i procedohet legjislativit nga ekzekutivi i vendit pa përfunduar votimet për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku njëri nga kandidatët për të parin e shtetit atje është kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiq.

Hidromorava

Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e kompetencave ushtarake të FSK-së nëpërmjet ligjit.

Edhe SHBA-ja, edhe NATO-ja kanë kërkuar që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ndonëse ndryshimet e tilla nuk mund të bëhen për shkak të kundërshtimeve të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, të cilët votojnë me direktiva të Serbisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për kohën e procedimit në Kuvend të Projektligjit të ri për FSK-në e as nëse procedimi i këtij projektligji ndërlidhet me zgjedhjet presidenciale në Serbi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.