Uji Dea

‘Ushtria të bëhet tash, Kushtetuta të ndryshohet me referendum’

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet me referendum për të bërë transformimin e FSK-së. Këto deklarime Konjufca i dha në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe Demarkacionit me Malin e Zi është zhvilluar betejë e madhe politike.

Veç tjerash shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes transformimin e FSK-së në ushtri, e quajti shpikje, pasi sipas tij ky nuk është projekt autentik i Presidentit Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Tre momente janë paksa të befasishme të kohës së fundit, kjo nëse do tenton me kuptu këtë Qeveri aktuale”.

”Është e befasueshme – Disa politika që i ka radikalizuar Presidenti Thaçi. Çështjet kryesore kanë qenë Zajeddnica dhe Demarkacioni. Këtu është zhvilluar një betejë shumë e madhe politike. E zhvendosjen aktuale të tyre në tema të Gjykatës Speciale dhe ndërprerjes së dialogut e shpikjes së ushtrisë”.

”Ushtria e Kosovës është shpikje sepse nuk ka qenë projekt autentik i Presidentit Thaçi”.

”Nëse ai e bën me ligj, e ligji është në shpërputhje me Kushtetutën, unë jam me kalu guximin. Mos e akuzoni Vetëvendosjen që do të mbetet brenda kornizave të kësaj Kushtetute”.

”Duhet të anulohet Kushtetuta aktuale me referendum. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tha se këta kanë të drejtë. Mbledhen përfaqësuesit e popullit dhe Kushtetuta e Kosovës anulohet. Nëse duam të bëjmë një Kushtetutë të re atëherë duhet ta anulojmë këtë që e kemi”.

Mobi Casa

”Vetëvendosje ka projekte më të gjera, për të realizuar, luftimin e korrupsionin, respektimin e institucioneve të vendit. Vetëvendosje kurrë nuk e redukton programin e vet politik për inatin e Hashim Thaçit”.

Glauk Konjufca në Zona B të Klan Kosovës shtoi po ashtu se nenet e projektligjit të FSK-së kanë disa lëshime një nga të cilat tha se është mos përcaktimi i kufijve të cilët ushtria e ardhshme do t’i mbronte ato pika.

”Pajtohem me pikën e parë të projektligjit të FSK-së. Ai shkruan, FSK- është ushtri e Kosovës. FSK është për ta mbrojtur sovranitetin. Por të tjerat nene kanë shumë lëshime e shumë defekte”.

”Në këto nene, nuk po përmendeshin kufijt. Nuk po përmendeshin pikat të cilat do të mbrohen kufijt e Kosovës. Në Gjykatën Kushtetuese ka të tillë që frikësohen se Presidenti Thaçi mund t’i shpëtoj”.

”Sa i përket Asociacionit aty ka pas kundërshtime me Gjykatën Kushtetuese. Vend me dy ushtri nuk ka. KFOR-i është ushtria e vërtetë e Kosovës. Tash kur të bëhet ushtria e Kosovës, KFOR-in jo ta përzëmë por i përfundon mandati”.

”Kur t’i e argumenton se forcimi i Kosovës nuk dëmton të tjerët, atëherë kjo për NATO-n është e mjaftueshme që të mos dal kundër ushtrisë së Kosovës. E rëndësishme është që t’i ndryshohet statusi FSK-së, atëherë ke mundësi të tjera për fuqizimin e Kosovës” ka përfunduar Konjufca, përcjellë Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.