United Hospital

Ushtria Serbe ndalon tre shqiptarë nga Tërnoci i Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pjesëtarë të ushtrisë serbe gjatë orëve të pasditës së sotme kanë ndaluar tre persona me përkatësi shqiptare nga Tërnoci i Bujanocit të cilët po shëtisnin në mal për tu relaksuar.

Ngjarja ka ndodhur pas ditën e sotme në malin e fshatit Tërrnoc të komunës së Bujanocit kanë bërë të ditur për agjensinë e lajmeve Lugina Press personat në fjalë.

Reshat Rexhepi, profesor i gjuhës Angleze Naser Zairi pofesor i gjuhës Shqipe dhe Adem Avdili Agronom kishin dalur për të shetitur ku paprtimas ishin ndaluar nga policia Serbe.

Uji Dea

Reshat Rexhepi njëri nga tre tw ndaluarit theksoi se së bashku me Naser Zahirin dhe Adem Avdilin dolëm për të shetitur nëpër rrugë të malit për rekreacion, këso lloj shetitjeje bëjmë një herë në javë zakonisht të shtuneve ose të dielave kur jemi të lirë.

“Sot në orën 16:42 minuta kemi qenë duke ecur rrugës së malit nja 200-300 metra mbi vendin e quajtur ‘’Ara e Selimit’’, pa pritur na kanë daluar në rrugë 4 ushtarakë, të armatosur deri në dhëmbë, me armë në gjendje gatishmërie të drejtuar kah ne, në një distancë prej 3-4 metrave njëri prej tyre u prezentua duke thënë “Srpska Vojska” dhe na kërkoi letër njoftimet , ne nuk i kishim me vete duke menduar se nuk jemi në kufi” theksoi Rexhepi.

“Derisa officeri na mori emrat e mbiemrat dhe profesionin, tre 3 ushtarët tjerë mbanin armët në drejtim tonin në gjendje gatishmërie, mu sikur në kohën e Millosheviçit” deklaroi mes tjerash për Lugina Press Reshat Rexhepi i cili ka lënë edhe nr e tij të celularit +381 62 1928 700 për të vërtetuar deklaratën e tij ./LuginaPress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.