FIDANISHTJA

Ushtria s’bëhet pa përkrahjen e ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Megjithëse Qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjet për shndërrimin e FSK-së në ushtri, kjo iniciativë nuk pritet të shkojë deri në fund për shkak të kundërshtimit nga ndërkombëtarët. Deputetë dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se ushtria nuk mund të bëhet pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse gjatë javës së shkuar Qeveria e Kosovës nisi iniciativën për bërjen e ushtrisë, duke votuar Pakon e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, një nismë e tillë vështirë që do të procedohet në Kuvend para deputetëve.

Qeveria ka deklaruar se nisma për formimin e ushtrisë tashmë mbetet çështje e Kuvendit, ndërsa anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe për Mbikëqyrje të FSK-së thonë se ende nuk dihet se kur kjo iniciativë do të trajtohet në Komision, shkruan më tutje “Zëri”.

UBT

Ndërkaq deputetë nga opozita mbeten skeptikë nëse kjo nismë do të jetësohet.

Sipas tyre, transformimi i FSK-së duhet të ndodhë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe me NATO-n.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve ushtarake konsiderojnë se Kosova është vonuar tejet shumë në aspektin e formimit të ushtrisë, ndaj kjo çështje duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.