Eko Higjiena

Ushtria, përkrahja dhe ‘goditja’ amerikane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë për “Zërin” se vizita e gjeneralit Timothy Orr për festën e Pavarësisë është anuluar për shkak të mospezullimit të taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Ai nuk jep detaje sesi do të veprohet për vizitat e ardhshme ose trajnimet e planifikuara për FSK-në. Përndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kosova formoi Ushtrinë e saj falë mbështetjes së Amerikës, derisa shumë shtete anëtare të NATO-s ishin kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e zhbërë vendimin për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të nisin me masa ndëshkuese për Kosovën, respektivisht për Ushtrinë e saj.

Mobi Casa

Si pasojë e mossuspendimit të tarifës në fjalë ditët e fundit është bërë e ditur që komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ka anuluar vizitën e paraparë në Kosovë për përvjetorin e 11-të Pavarësisë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Nëpërmjet një letre që gjenerallejtënant Rrahman Rama ia ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit ka bërë të ditur se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të programeve trajnuese, edukative dhe vizitave ushtarake për pjesëtarët e FSK-së po që se Qeveria nuk reflekton rreth taksës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.