ARKATANA

“Ushtria është serioze, s’mund të bëhet me deklarata”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, duam që të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Kështu ka thënë në intervistën ekskluzive dhënë Gazetës “Zëri”, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Sipas tij, formimi i ushtrisë së Kosovës është diçka shumë serioze që kërkon kohë dhe duhen vite dhe sigurisht është një proces që duhet të diskutohet në mesin e popullatës

Zëri: Si të formohet ushtria e Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese kur ka kundërshtime të mëdha nga Lista Serbe dhe nga qeveria e Serbisë?

Uji Dea

Cuoci: Kjo është diçka që duhet të zgjidhet mirë brenda vendit, pasi që një ushtri është diçka serioze, nuk është diçka që do të arrini me deklarata. Ushtria kërkon kohë, duhen vite dhe sigurisht është një proces që duhet të diskutohet në mesin e popullatës. Pra, Kosova duhet të vendosë nëse dëshiron ta ketë ushtrinë e vet, nëse ka nevojë për të, nëse ka nevojë për një të tillë dhe sigurisht që ky vendim duhet të ndahet mes njerëzve. Nuk është e lehtë sipas të kaluarës së këtij vendi që të ketë një vendim të përbashkët, por kjo është një shenjë e pjekurisë së mirë dhe mendoj se institucionet në Kosovë duhet të punojnë për t’i arritur edhe këto rezultate.

Zëri: Por nëse Qeveria vendos që transformimi të mos ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese?

Cuoci: Kjo është një zgjedhje nga Qeveria. Institucionet në Kosovë thjesht mund të marrin vendime, por ne do të shohim gjithashtu se çfarë do të ishte qëndrimi i NATO-s. Pra NATO-ja dhe z. Stoltenberg ishin shumë të qartë për ta bërë këtë transformim nën ndryshime kushtetuese, nëse do të jesh ndryshe, nëse do të ndodhë, do ta shqyrtojmë edhe qëndrimin tonë dhe do të shohim se cili do të jetë vendimi nga NATO-ja, domethënë nga Brukseli dhe nga kombet që janë në Bruksel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.