Mobi Casa

Ushtria e Serbisë afër kufirit me Kosovën, deputeti gjerman: Ku dreqin është BE-ja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka reaguar pasi Serbia ka dislokuar forca shtesë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Roth përmes një postimi në rrjetin social X, ka etiketuar Vuçiqin duke e pyetur për kontributin e tij për de-eskalim, paqe dhe pajtim.

“…President Vuçiq, pyes veten nëse ky është kontributi juaj për deskalimin, paqen dhe pajtimin? Ku dreqin është BE”, ka shkruar tutje ish-ministri gjerman.

Fundamenti

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në deklaratën e lëshuar për media SHBA ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. /Telegrafi/