Eko Higjiena

Ushtria e njëanshme prish marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n

/ 3 minuta lexim
FITORJA

“Nëse mandati i FSK-së evoluon në mënyrën që është propozuar, atëherë NATO-s do t’i duhet që ta rishikojë nivelin e angazhimit të saj, sidomos në aspektin e ndërtimit të kapacitetit”, thotë në intervistën për “Kosova Sot” komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo.

KFOR-i mbetet garanci e paqes dhe sigurisë.

“Nëse mandati i FSK-së evoluon në mënyrën që është propozuar, atëherë NATO-s do t’i duhet që ta rishikojë nivelin e angazhimit të saj, sidomos në aspektin e ndërtimit të kapacitetit”, thotë në intervistën për “Kosova Sot” komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, raporton Gazeta Kosova Sot.

“Kosova Sot”: Si e vlerësoni situatën e sigurisë aktualisht në Kosovë dhe sa është i angazhuar KFOR-i në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit, sidomos në veri dhe deri kur mendoni se i duhet Kosovës KFOR-i?

Gjeneralmajor Giovanni FUNGO: Situata në Kosovë është stabile, përkundër disa tensioneve, të cilat i kemi parë kohët e fundit. KFOR-i mbetet në tërësi i përkushtuar ndaj mbështetjes së një Kosove paqësore, stabile dhe multietnike, sipas mandatit të Rezolutës 1244 të KS të OKBsë. Gjatë disa viteve të fundit ne kemi parë shenja inkurajuese kah normalizimi. Roli i KFOR-it ishte dhe mbetet esencial në ofrimin e ndihmës që Kosova të bëhet stabile, demokratike, multietnike dhe paqësore.

ARKATANA

“Kosova Sot”: Çfarë raportesh dhe bashkëpunimi keni me fqinjët e Kosovës dhe si e vlerësoni bashkëpunimin që keni me Serbinë në mënyrë të veçantë?

Gjeneralmajor Giovanni Fungo: KFOR-i është i përkushtuar ndaj bashkëpunimit regjional. Raportet e KFOR-it me Forcat e Armatosura të Serbisë janë të shkëlqyeshme, të përqendruara në përmirësimin e një të kuptuari më të mirë, të një komunikimi efektiv dhe të një efikasiteti operacional.

Aleatët e NATO-s kanë shqetësime serioze rreth propozimeve të fundit për transformimi e FSK-së

“Kosova Sot”: A është e gatshme FSK-ja të bëhet ushtri dhe a është konsultuar KFOR-i për nismën e presidentit që të themelohet ushtria?

Gjeneralmajor Giovanni Fungo: Sikur që deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s më 8 mars, aleatët e NATO-s kanë shqetësime serioze rreth propozimeve të fundit nga autoritetet kosovare, për transformimin e FSK-së në forca të armatosura, pa ndryshime kushtetuese. Hapat e njëanshëm sikur këta nuk janë të dobishëm dhe sekretari i përgjithshëm ka apeluar te Kosova që ta koordinojë çdo iniciativë me bashkësinë ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.