ARKATANA

Ushtria e njëanshme dhe rishikimi i speciales, autogola politikë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Veprimet e fundit në politikën kosovare, sipas analistëve, tregojnë prishje të ekuilibrave politikë dhe luftë të ashpër për mbrojtjen e interesave personale.

DY NISMA TË PAKOORDINUARA TË LIDERSHIPIT KOSOVAR
Veprimet e fundit në politikën kosovare, sipas analistëve, tregojnë prishje të ekuilibrave politikë dhe luftë të ashpër për mbrojtjen e interesave personale

Prishja e raporteve me bashkësinë ndërkombëtare, me pasoja

Eco Higjiena

Dy iniciativat, të cilat pritet të shqyrtohen së shpejti nga Kuvendi i Kosovës, nisma për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e aktualizuar dhe kërkuar nga shoqatat e dala nga lufta, si dhe avancimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes Ligjit pa miratimin ndërkombëtar dhe duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese, shihen nga analistët politikë si dy provokime serioze dhe tepër të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Rreziku i futjes në një rrugë pa krye, kur Kosova mund të izolohet nga faktori ndërkombëtar si pasojë e veprimit të njëanshëm të institucioneve në të dyja këto drejtime shihet si mundësi reale, për shkak se tani ndryshimi i të dyja këtyre ligjeve do të mund të kishte miratimin e subjekteve politike opozitare, si të ‘Vetëvendosjes”, AAK-së dhe Nismës, të cilat më së shumti pas PDK-së mund të pësojnë nga specialja. Njësoj si me FSK-në, PDK-ja do të thoshte se ka arritur konsensusin edhe në ndryshimet e Ligjit për Speciale dhe ky do të ishte provokimi më i rëndë, që do t’i bëhej bashkësisë ndërkombëtare me këto ndryshme eventuale. Adem Salihaj konsideron se njëri dhe veprimi tjetër janë skenar të përgatitur enkas nga partia e parë në pushtet PDK-ja, por nuk pret që të realizohen dhe vendi të futet në konflikt me ndërkombë- tarët. “Përpjekja e PDK-së për ndryshimin e statusin të Gjykatës Speciale është një veprim i naivitetit të pafund, një veprim i dështuar dhe i dëshpëruar në prag të arrestimeve që priten. Statusi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndryshohet vetëm duke ndryshuar ligjin, ky status është i përcaktuar qartë në Kushtetutën e Kosovës, kështu që asgjë nuk mund të bëhet pa e ndryshuar Kushtetutën”, tha deputeti Salihaj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Prishja e balancit politik

Eksperti i së drejtës, Blerim Burjani, thotë se si duket ngadalë po humb balanci politik me interesat e gjëra të Kosovës. “Tash ka ide për të ndryshuar status-kuoja politike dhe po ka vendime të papritura, por kjo nuk do të thotë se po bëhen zgjidhje, por po shtohen akoma më shumë probleme të reja. Tani në këtë rrafsh, nëse luhet me tema si Ligjin për Gjykatën Speciale dhe tema të tjera, normal se Kosova mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë të paparashikuar si vend i izoluar nga vendet e BE-së. Kjo gjithsesi do të ishte një aventurë që mund të prodhojë pasoja për vendin. Tash nëse veç shkohet edhe në ndryshimin e këtij ligji, atëherë këto veprime që po bëhen po shkaktohen, po merret vesh se po bëhen si pasojë e fillimit të punës së Gjykatës Speciale, kështu është thënë edhe më herët nga zyrtarë të lartë të ambasadave në Kosovë”, ka thënë Burjani. “Kosova dhe politika e saj duhet të fokusohet në zgjidhjet e problemeve të saj që i ka, shumë probleme të brendshme e të shumta, sikur që janë korrupsioni, nepotizmin dhe çështjet, si: Demarkacioni dhe Asociacioni i komunave….,pra në Kosovë ka tema shumë të mëdha siç është edhe zhvillimi ekonomik i vonuar, papunësia dhe ikja e njerëzve jashtë shtetit”, tha Blerim Burjani.Eksperti i së drejtës, Blerim Burjani, thotë se si duket ngadalë po humb balanci politik me interesat e gjëra të Kosovës. “Tash ka ide për të ndryshuar status-kuoja politike dhe po ka vendime të papritura, por kjo nuk do të thotë se po bëhen zgjidhje, por po shtohen akoma më shumë probleme të reja. Tani në këtë rrafsh, nëse luhet me tema si Ligjin për Gjykatën Speciale dhe tema të tjera, normal se Kosova mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë të paparashikuar si vend i izoluar nga vendet e BE-së. Kjo gjithsesi do të ishte një aventurë që mund të prodhojë pasoja për vendin. Tash nëse veç shkohet edhe në ndryshimin e këtij ligji, atëherë këto veprime që po bëhen po shkaktohen, po merret vesh se po bëhen si pasojë e fillimit të punës së Gjykatës Speciale, kështu është thënë edhe më herët nga zyrtarë të lartë të ambasadave në Kosovë”, ka thënë Burjani. “Kosova dhe politika e saj duhet të fokusohet në zgjidhjet e problemeve të saj që i ka, shumë probleme të brendshme e të shumta, sikur që janë korrupsioni, nepotizmin dhe çështjet, si: Demarkacioni dhe Asociacioni i komunave….,pra në Kosovë ka tema shumë të mëdha siç është edhe zhvillimi ekonomik i vonuar, papunësia dhe ikja e njerëzve jashtë shtetit”, tha Blerim Burjani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.