KKVITI

‘Ushtria e Kosovës s’mund të formohet pa pëlqimin e Listës Serbe’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stevanoviq, duke folur për marrëveshjet e Brukselit të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë thirrje që shteti i tij të mos heqë dorë nga implementimi i marrëveshjeve të dala nga ky dialog.

Duke folur për “Radio Beogradin”, Stefanoviq deklaroi se pika më e fortë e referencës së Serbisë është rezoluta 1244 e OKB-së.

“Ju kujtohet kur Vuçiq thoshte para katër vjetëve se ju keni diçka kundër, dhe ne do t’i referohemi si rezoluta 1244, kjo tanimë është pika jonë më e fortë”, u shpreh Stafanoviq.

Madje sipas tij, Prishtina ka nënshkruar marrëveshjet e Brukselit sepse qëllimi i tyre është që Serbia të dalë në anën e palës negative e cila po refuzon të nënshkruajë këto marrëveshje.

KKVITI

“Që nga momenti i parë ata e kanë ditur që nuk mund t’i zbatojnë këto marrëveshje. Tani topi është në anën e Bashkimit Evropian, ata e kanë vendimarrjen”, shtoi ai, përcjell lajmi.net.

Stefanoviq foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën ai tha se çfarëdo iniciative për formimin e kësaj ushtrie pa pëlqimin e serbëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, do të përbënte shkelje të rregullativave ndërkombëtar.

“Formimi i një ushtrie pa vullnetin dhe pëlqimin e Serbëve, si dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, do të ishte një shkelje e rregullativave të legjislativit ndërkombëtar, dhe sigurisht që nuk do të kontribuonte në stabilitietin dhe sigurinë e rajonit”, u shpreh Stefanoviq.

Stefanoviq filloi t’i përsërirsë edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për njohjet e pavarësisë së Kosovës, për të cilat ai tha se Beogradi “do të luftojë me të gjitha mekanizmat e vet politik që Kosova mos të pranojë më njohje të reja”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.