Eko Higjiena

‘Ushtria e Kosovës pjesë e “konfliktit” SHBA – Rusi’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hapja e temës së ushtrisë së Kosovës ka kthyer sërish debatin tek përcaktimi Lindje apo Perëndim. Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Washingtonit pro ushtrisë. Në këtë linjë Serbia është parë si rrezik dhe SHBA-të janë rikthyer në Ballkan.

Analisti politiko ushtarak, Alleksandar Radiq, thotë se është normale mbështetja për ushtrinë e Kosovës pasi shtetet perëndimore duan largimin e KFOR-it dhe një marrëdhënie sado normale mes Prishtinës dhe Beogradit. Gabimi është bërë nga Perëndimi që nuk u mor seriozisht me Ballkanin për një dekadë.

“Nga të gjithë ne është pritur të zgjidhim probleme të mëdha siç janë marrëdhëniet Beograd – Prishtinë, duke marrë parasysh edhe problemet e mëdha ekonomike, institucione jo të qëndrueshme dhe nuk është bërë shumë për t’u dhënë kurajo këtyre vendeve deri më tani”, shprehet analisti politiko-ushtarak Alleksandar Radiq, raporton TV Klan në Shqipëri.

Fundamenti

Ata që janë kundër ideve të SHBA thonë se zgjidhja e kompromisit nuk duket. Ballkani thonë ata është linjë fronti. Paqja do arrihej nëse Kosova kthehet në Serbi dhe shqiptarët qëndrojnë si partner.

“Situata nuk ka ndryshuar shumë dhe ky vit është i rrezikshëm pasi Perëndimi bën presion ndaj Rusisë dhe do ta vazhdojë atë dhe pres tensionim të situatës në përgjithësi. Shpresoj që kjo do ta anashkaloj Ballkanin, por kam dyshime deri tek konfliktet e armatosura”, thotë Stevan Gajiq, nga Instituti për Studime Evropiane.

Serbia megjithatë ka kërkuar paqe dhe kompromisin e ka politikë zyrtare. Afërsinë me Rusinë shume shtete e kanë parë si pengesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.