ARKATANA

‘Ushtria e Kosovës – ka frikë nga SHBA dhe NATO?’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka planifikuar që nesër të mbaj një seancë të Këshillit për Siguri Kombëtare, në të cilën krerët e shtetit do të marrin shërbimet e duhura ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Sipas B92, seanca është caktuar pas shpalljes së vendimit nga Prishtina për formimin e ushtrisë dhe kërcënimit për ndërprerje të dialogut.

“Ajo që për momentin është më shqetësuese është insistim i Serbisë për mos formimin e Ushtirsë dhe insistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të formuar Ushtrinë e Kosovës pavarësisht”, shkruan media në fjalë, transmeton lajmi.net.

Për Beogradin, ideja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, është krejtësisht e papranueshme për shkak se ajo mund të “çoi rajonin në katastrofë”.

Sipas Tanjug, NATO dhe SHBA kanë kundërshtuar fuqishëm formimin e Ushtrisë, duke thënë se Prishtina për ketë duhet të flas me Beogradin, ndryshe ndërkombëtarët nuk e përkrahin atë.

Eco Higjiena

Ndërsa, Telegrafi serb shkruan, se SHBA dhe NATO do të pamundësojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi ajo nuk ka të drejt të formojë atë pa u konsultuar me Serbinë.

“Ajo që kanë frikë amerikanët është se kjo ushtri mund të jetë një qendër rekrutimi dhe qendër trajnimi për terroristë të rijnë. Nuk duhet harrojnë se forcat e NATO-s në Kosovës janë përgjegjës për ruajtjen e paqes”, ka thënë ekspert i Sigurisë në Serbi Zoran Dragishiq.

“Ajo që më pëlqen është mesazhi i dërguar se duhet hequr dorë nga formimi i ushtrisë, por nuk mund të jetë shkatërrim i këtij procesi”, tha ai.

Me çështjen e Ballkanit janë marr edhe media ndërkombëtare, britanikja “Financial Times”, paralajmëroi se Ballkani për Evropën përsëri sfidë e madhe.

Integrimi evropian i rajonit ka shkuar një hapë më largë, Mali i Zi ka hapur kapitujt 26 nga 35 të bisedimeve me BE-në, ndërsa në fund Bosnja dhe Hercegovina kanë pranuar kërkesën për anëtarësim, por ende nuk ka hapur ndonjë kapitull.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.