Hidromorava

Ushtarët shqiptarë të Zvicrës pozojnë me flamurin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Kjo kufizohet me tradhti ndaj vendit”, ka thënë një oficer “pasi që këta burra bartin uniformën dhe duket qartë se janë ende në shërbim ushtarak”

Një grup ushtarësh zviceranë me prejardhje shqiptare janë bërë cak kritikash të opinionit të këtushëm pasi që kanë postuar një fotografi ku, me uniformat zvicerane pozojnë me flamurin shqiptar. Fotografia është realizuar në një tren dhe aty shihen 7 shqiptarozviceranë ushtarë aktivë (me armë) deri sa po ktheheshin ose po shkonin në pushim.

Ata madje kanë ngritur lart pushkët e tyre dhe disa prej tyre bëjnë edhe shenjën e shqiponjës me duar. “Një kapitull po përfundon por shokët mbeten”, ka shkruar ai që e ka postuar këtë fotografi në facebook më 2 pril, shkruan blick.ch.

Hidromorava

Gazeta ka kontaktuar një oficer që e ka parë fotografinë dhe nuk ka dashur të identifikohet. “Kjo kufizohet me tradhti ndaj vendit”, ka thënë ai. Oficeri ka mirëkuptim për atë që zviceranët me prejardhje të huaj të ruajnë rrënjët e tyre. “Por këta burra bartin uniformën dhe duket qartë se janë ende në shërbim ushtarak”. Për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë 100 për qind mbrapa ushtrisë së vendit që i shërbejnë – dhe jo mbrapa një flamuri të huaj. Kjo është çështje dinjiteti dhe respekti”, transmeton albinfo.ch. Po për këto arsye, sipas tij, ushtarët gjatë shërbimit duhet të flasin në mes vete në gjuhët e vendit dhe jo në gjuhën e tyre amtare.

Ngjashëm flet edhe zëdhënësi i ushtrisë, Christoph Brunner. “Kur dikush bart uniformën zvicerane, flamuri ynë është i vetmi , që ne duam ta shohim. Të gjithë flamujt tjerë s`kanë çfarë kërkojnë aty”.

Rasti tash do të bëhet objekt i hetimeve nga polica ushtarake, ka konfirmuar Brunner. Nëse kjo i identifikon ushtarët, ata i pret një vërejtje, ndalim daljeje, gjobë me para ose arresti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.