Uji Dea

Ushtarët amerikanë bashkëzbatues të marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa delegacionet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë qartësimin e hollësive për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, disa qindra ushtarë aktivë amerikanë do të jenë në Kosovë në rotacionin e radhës që njihet me emrin KFOR 17.

“Për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit, SHBA po dërgojnë në Kosovë ushtarë aktivë që më parë i dërgonin në Irak dhe Afganistan”, shkruan i habitur Gerard Gallucci, ish përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë.

Rotacioni i ushtarëve aktivë, një njësit luftarak, zëvendëson rotacionin e deritashëm të Gardës Kombëtare. Misioni i tyre thuhet se do të përfshijë plane luftarake, parandalim dhe shuarje të trazirave, evakuim të të plagosurve dhe ndërveprimi me zyrtarë civilë.

RCCOLA

“Bashkë me EULEX-in, njësiti do të ngarkohet me garantimin e lirisë së lëvizjes, duke përfshirë heqjen e barrikadave të serbëve të Kosovës të vendosura me qëllim të ndalimit të qasjes në veri të policisë dhe njësive speciale të Kosovës,” shkruan Gallucci. Ai është kritik ndaj mundësisë së angazhimit të ushtarëve amerikanë në implementimin e marrëveshjes pasi, siç thotë, ‘Quinti ndjen se do të ketë justifikim më të madh për përdorimin e forcës kundër atyre që mbajnë nën kontroll veriun’, transmeton RTK-ja.

Rotacioni i radhës përbëhet nga pjesëtarë të Brigadës Luftarake Vëzhguese 525, që vijnë nga baza ushtarake ndër më të mëdhatë dhe më të specializuara në Amerikë, nga baza Fort Bragg e Karolinës së Veriut. Detyrë dhe përgjegjësi e pjesëtarëve të kësaj Brigade gjatë qëndrimit në Kosovë do të jetë kryesisht rajoni i veriut me tension të theksuar ndëretnik.

Ish zyrtari i UNMIK-ut, Gallucci me qasjen e tij ndaj zhvillimeve në veri shpeshherë është konsideruar i njëanshëm që mbështeste anarkistët dhe strukturat paralele serbe, siç e bën edhe në shkrimin në ëebsite-in e krijuar nga publicistë serbë, Transconflict. /Indeksonline/