UBT

Ushqimi veror që mbron shëndetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pa shalqi dhe pjepër është vështirë që të imagjinohet vera, e përveçqë freskojnë dhe ushqejnë, përmbajnë edhe një varg të përbërësve të dobishëm që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e organizmit, e ne jua sjellim dobitë që i sjell shalqiri.

REDUKTON RREZIKUN NGA KANCERI

Shalqiri përmban antioksidues dhe ata mund t’ju ndihmojnë që ta reduktoni rrezikun nga sëmurja prej kancerit. Një studim ka zbuluar që likopeni që gjendet në të mund t’i zvogëlojë qelizat e kancerit të prostatës. Mbron edhe nga kanceri i mitrës dhe vezores, veshkave, mushkërive dhe lukthit.

MBRON SHËNDETIN E ZEMRËS

Hidromorava

Shalqiri ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular, ndërsa vitaminat dhe mineralet që i përmban e forcojnë sistemin e imunitetit. Gjithashtu ndihmon në ulje të shtypjes së gjakut, ndërsa përmban edhe citrulinë, që ndikon pozitivisht në ulje të shtypjes dhe relaksim të enëve të gjakut, e kështu e përmirëson qarkullimin.

MBRON VESHKAT

Shalqiri u rekomandohet veçanërisht personave, që kanë probleme me veshka, sepse e nxit funksionimin e traktit urinar dhe shpëlan materiet e dëmshme nga kanalet urinare. Në këtë mënyrë shalqiri mbron shëndetin e veshkave dhe pastron shtresat shumëvjeçare, duke e përmirësuar funksionimin e tyre.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.