FITORJA

Ushqimi si mbrojtje nga dielli

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Përpos kremrave të ndryshme që përdoren për t’u mbrojtur nga dielli, në vijim ju bëjmë me dije se cilat janë ato ushqime, të cilat nga brenda e bëjnë një gjë të tillë

DOMATJA

Domatja është ushqim që lirisht mund ta quajmë krem natyral me të cilin lyhemi nga brenda. Hulumtimi në femra, nga mosha 21-47 vjeçe, ka treguar se ato që për tre muaj, çdo ditë kanë konsumuar katër lugë pure me domate me vaj ulliri ishin më të mbrojtura nga dielli në krahasim me ato që kanë konsumuar vetëm vaj ulliri.

KAROTA

Ana pozitive e karotës është se jo vetëm që mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, por i kthen në dobinë tuaj. Në një studim të bërë në Korenë e Jugut, fermave për tre muaj u ishin dhënë 30 miligramë betakarotinë (rreth gjashtë karota). Pas asaj kohe rezultatet ishin mahnitëse. Jo vetëm se qelizat e lëkurës ishin të mbrojtura, por në masë të madhe ishin përtërirë.

PATATJA E ËMBËL

Sikurse edhe karota, patatja e ëmbël është burim i pasur për betakarotinë. Kohëve të fundit gjithnjë hasim në treg dhe në tryeza. Përdoreni në të njëjtën mënyrë sikurse që e përdorni edhe pataten e zakonshme.

Hidromorava

PERIMET E GJELBRA

Me siguri e dini se fshehtësia e ushqimit të shëndetshëm është në laramanin e ngjyrave. Është me shumë rëndësi që në tryezën tuaj që gjenden ushqime me të gjitha ngjyrat,e mes tyre ajo gjelbra është e domosdoshme nëse dëshironi të mbroheni prej diellit. Hani ushqimet si lakër jeshile, brokoli, spinaq.

SHALQIRI

Me siguri se do t’ju gëzojë lajmi se shalqiri është shumë efektive kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli. Në fakt, shalqiri është i pasur me likopen dhe ul rrezikun nga shfaqja e skuqjeve dhe të ënjturave. Konsumojeni kur të mundeni, sepse, pos se ju mbron nga dielli, ndihmon edhe në hidratimin e organizmit.

DREDHËZAT, KIVI, PORTOKAJTË

Këto tri ushqime janë më të pasurat me vitaminën C midis pemëve të tjera, e është vërtetuar se bllokon qelizat e kancerit. Vitamina C është shumë efektive dhe neutralizon radikalët e lirë, të cilët trupi i prodhon si përgjigje ndaj qelizave të dëmtuara si pasojë e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.