Ushqimi që stimulon pjellorinë e mashkullit

Në mesin e një sërë dobive të domates, renditet edhe aftësia për të rritur pjellorinë e mashkullit. Është ky përfundimi i një studimi amerikan, ku e gjithë merita është e elementit të njohur si lipocen.
Kjo substancë gjendet në sasi të mëdha te domatja dhe ka aftësi që të rrisë deri në 70% numrin e spermatozoidëve të mashkullit.
Studiuesit e Cleveland Clinic, në Ohio, analizuan të dhënat e një grupi studimesh të mëparshme lidhur me këtë temë, duke zbuluar se nga lipoceni, mund të krijohen kura për të luftuar problemet e pjellorisë.
Megjithatë rezultatet e studimit janë paraprake, çka sipas studiuesve nevojiten kërkime më të thelluara në këtë drejtim.