Eko Higjiena

Ushqimi që rrit absorbimin e materieve ushqyese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse keni pasur ndonjëherë probleme me mungesë të hekurit në gjak, atëherë sigurisht e dini që nëse jeni duke marrë suplemente hekuri për absorbim më të mirë në organizëm, njëkohësisht do të duhej të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C.

Ja cilat ushqime e rrisin absorbimin e ushqyesve të tjerë.

Likopena dhe acidet yndyrore – Kombinoni domatet dhe avokadon, jo vetëm për shkak të shijes fenomanale, por për shkak se yndyrat e shëndetshme rrisin përfitimet shëruese të antioksidantit likopen.

Folatet dhe vitamina C – Nëse dëshironi që trupi t’i thithë më mirë folatet, në spinaq të freskët shtrydhni pak lëng limoni dhe kështu zvogëloni rrezikun nga sëmundjet e zemrës për të cilat janë të ngarkuara folatet.

Uji Dea

B12 dhe acidet yndyrore omega – Ky kombinim është i shkëlqyeshëm për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe madje edhe uljen e nivelit të tij prandaj shijoni peshkun nga ujërat e ftohta, si salmoni dhe merluci.

Vitamina D dhe kalciumi – Filloni ditën me një omëletë fenomenale me brokoli. Vezët e pasura me vitaminë D do të ndihmojnë që të gjitha vetitë shëruese të brokolit të absorbohen sa më mirë në organizëm, përcjell koha.net.

Vitamina C dhe hekuri – Dhe në fund nuk mund të mos e përmendim këtë kombinim jashtëzakonisht të shëndetshëm edhe pse ai tashmë njihet mirë. Filloni ditën tuaj me bollgur i cili është i mbushur me hekur dhe me një gotë lëng portokalli i cili do t’i ndihmojë trupit që ta thithë sa më mirë hekurin. /Telegrafi/