Ushqimi me peshq mbron shikimin

Konsumimi i ushqimit të pasur me acide omega-3-yndyrore mund të zvogëlojë rrezikun nga degjenerimi makulës te një e treta e pacientëve.
Acidet yndyrore omega-3 janë pjesë vitale e retinës dhe ekziston mundësia që nga mungesa e tyre të shtohet rreziku për sëmundjen e degjenerimit të makulës në moshë të shtyrë.
Sipas një hulumtimi amerikan, që ka përfshirë dhjetëra mijëra të moshuar, dieta e pasur me peshq, saktësisht ajo që së paku dy herë në javë ka përfshirë ushqime peshku, zvogëlon rrezikun për sëmundjen në fjalë.
Një faktor tjetër që mund të rritë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular, të cilin mund ta eliminoni, është pirja e duhanit.