Ushqimi ideal që duhet ta konsumojmë me kalimin e viteve
Ato ushqime që i keni ngrënë në moshën njëzet vjeçe nuk mund t’i konsumoni edhe në të 50-at dhe në të 60-at, pasi që organizmi ndryshon, e bashkë me të edhe nevojat ushqyese.
Ja disa nga këshillat e ekspertëve se cilat ushqime për cilën moshë përshtaten.
USHQIMI NË TË NJËZETAT
Shkaku i rritjes së eshtrave, i cili vazhdon, në moshën 20 vjeçe sugjerohet të konsumoni sa më shumë prodhime të qumështit, që do të thotë se në atë kohë pa kurrfarë hezitimi mund të kënaqeni duke konsumuar edhe djathë. Njëzet vjeçët do të duhet të shmangin koktejet, përkatësisht alkoolin, pasi që mundet t’jua shkatërrojë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
USHQIMI NË TË TRIDHJETAT
Gjatë kësaj moshe njerëzit përballen me lodhjen dhe mungesën e energjisë. Në vend të kafesë hani më shumë pemë të thara. Më saktësisht, më e mira është kajsia e tharë, e cila ngadalë krijon energjinë. Sugjerohen edhe mollët dhe drithërat integrale. Është mirë të merrni edhe shtesa tjera në ushqim, më së shumti vitamina dhe minerale.
USHQIMI NË TË DYZETAT DHE PESËDHJETAT
Në këtë periudhë kohore fare lehtë mund të shfaqet anemia, prandaj ekspertët këshillojnë mishin e kuq, përkatësisht rriskat cilësore, që përmbajnë shumë hekur. Për ekuilibrin hormonal është mirë të hani sojë, e nëse dëshironi ta ruani lëkurën, konsumoni sa më shumë pemë dhe perime. Ëmbëlsirat gjatë kësaj moshe kurrsesi nuk sugjerohen, pasi që kaloritë shpejt grumbullohen dhe është e vështirë të treten apo shkrihen.
USHQIMI NË TË GJASHTËDHJETAT
Në këtë periudhë kohore mund të jetë dobësuar edhe sistemi imun dhe të mos jetë aq i fortë sikurse që ishte dikur. Për t’u mbrojtur, përforcojeni marrjen e probiotikëve. Dehidrimi mund të parandalohet me konsumim të shtuar të ujit, e sidomos sugjerohet edhe çaji dhe atë pa ëmbëltues. Ushqimin pasurojeni me pemë dhe perime, e nëse nuk dëshironi probleme me shëndetin, shmangni ushqimet e papërpunuara të mishit, sidomos salsiçet.


