Fundamenti

Ushqimi i shkëlqyeshëm për shtypje të gjakut, nerva dhe imunitet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kërpudhat janë midis artikujve më popullorë në mbarë botën dhe lehtë janë të disponueshme. Me siguri nuk e keni ditur se, përveçse janë të shijshme, mund të konsumohen edhe si shtesë në gjellë, por kanë edhe shumë dobi të tjera shëruese. Janë burim i hatashëm me vitamina B, që luan rol të rëndësishëm për sistemin nervor.

Pos kësaj, janë të pasura me minerale, si me kalium, i cili ndihmon në ekuilibrin normal midis lëngjeve dhe mineraleve në trup, që ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut. Kërpudhat po ashtu ndihmojnë në forcimin e sistemit imun, sepse trupin e furnizojnë me shumë ergotioninë (aminoacid natyral), antioksidues natyralë që ndihmon qelizat e trupit të njeriut dhe duhet të jenë të forta, në mënyrë që ne të jemi të shëndetshëm nga sëmundjet fatale.

Hidromorava

Kërpudhat po ashtu janë burime të mira për vitamina D, posedojnë shumë pak kalori, nuk përmbajnë yndyra dhe kolesterol, kanë shumë pak natrium, përderisa njëkohësisht ofrojnë disa përbërës ushqimorë që mund t’i hasim vetëm në prodhimet e mishit dhe në drithëra.