UBT

Ushqimi i papërpunuar rinon dhe shëron

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vera është koha kur duhet ngrënë sa më shumë ushqime të papërpunuara, sepse atë në atë mënyrë i mbajnë vitaminat dhe mineralet të cilat pjesërisht humbet gjatë përpunimit termik.

Përveç kësaj, ushqimi i papërpunuar e ftohë organizmin, e këtë e kemi më se të nevojshme gjatë ditëve të ngrohta. Lista me arsyet pse duhet ngrënë ushqim të papërpunuar është e gjatë. Ushqimet e pasura me enzima forcojnë sistemin e imunitetit, e mbajnë organizmin të shëndetshëm dhe riparojnë dëmet e shkaktuara nga sëmundjet. Humbja e peshës është spontane dhe pa mundime.

Me konsumimin e ushqimit të papërpunuar rritet energjia e organizmit, sepse ai nuk kalon disa orë në ditë vetëm për ta tretur ushqimin pa enzima. Sëmundjet dhe proceset degjeneruese ndalen, e shpejt filloni të ndiheni dhe të dukeni më të rinj, keni nevojë për më pak gjumë, lëkura bëhet më e shkëlqyer dhe më e shtrënguar, rrudhat janë më pak të dukshme.

ARKATANA

Gjithashtu, flokët bëhen më të fortë, e ndoshta mund të humbni edhe ndonjë flok të thinjur. Të gjitha këto nuk ndodhin brenda natës, por shpejt do t’i vëreni dhe ndjeni rezultatet e para.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.