Fundamenti

Ushqimi i grimcuar më i shëndetshëm në botë

/ 2 minuta lexim

Fëstëkët janë një nga ushqimet e grimcuara të preferuara te shumë njerëz, e vetitë e tyre shëruese janë të shumta.

Janë përplot me vitamina A, B6, C dhe E, që janë të rëndësishme për punën e zemrës, forcimin e sistemit imun, mbrojnë nga rrezatimet e dëmshme, të shkëlqyeshëm kundër kancerit dhe ruajtjen e sistemit nervor.

Janë të pasur me magnez, hekur, kalcium, fosfor, zink, mangan, kalium dhe bakër. Pos kësaj, përmbajnë edhe fibra që janë të nevojshme për shëndetin e traktit tretës.

Prandaj u preferohen njerëzve që vuajnë nga anemia, sepse janë të pasur me hekur.

Eco Higjiena

Pos kësaj, nëse vuani nga ngërçet në stomak, fëstëkët ju ndihmojnë t’i lehtësoni dhimbjet.

Fëstëkët përshpejtojnë metabolizmin dhe rregullojnë kilogramët, e falë fibrave, proteinave dhe yndyrave shpejt krijojnë ndjenjën e ngopjes. Edhe pse fëstëkët kanë më pak kalori sesa pemët me lëvozhgë të fortë, mos e teproni me konsumimin e tyre.

Fëstëkët luftojnë aneminë, rregullojnë peshën trupore, ulin kolesterolin e keq, pakësojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mbrojnë shikimin.