KKVITI

Ushqimi i cili ngadalëson plakjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të gjithë kremrat, preparatet dhe tretmanët nuk do ta bëjnë lëkurën tuaj të re në formë të natyrshme nëse nuk ushqeheni shëndetshëm. Gjëja kyç për të ngadalësuar procesin e plakjes është ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar.

Derisa plakemi është e rëndësishme që në organizëm të fusim sa më shumë ushqim i cili ka veçori antiinflamatore siç janë pemët edhe perimet e freskëta dhe peshku dhe të reduktojmë konsumin e ushqimit siç janë mishi, ushqimi i përpunuar industrialisht dhe sheqernat e rafinuara.

Në morinë e ushqimeve të shëndetshme dallohen pesë ushqime veçoritë shëruese të të cilave ndikojnë veçanërisht mirë në ngadalësimin e procesit të plakjes:

Frutat malore. – Nuk është e rëndësishme se cila, dredhëzat, boronicat, mjedrat… zgjedhja është e madhe dhe secila nga këto janë të pasura me antioksidantë, të cilat kanë rëndësi të madhe për pamje rinore.

RCCOLA

Perimet e familjes së lakrës. – Brokoli, karfioli, lakra dhe të tjerat ndihmojnë mëlçinë të largojë toksinat nga organizmi.

Lakra gjelbër. – Kjo perime e gjelbër është shumë e pasur me vitaminën K, kalium dhe luteinë, të cilët mbajnë shikimin e mirë dhe eshtrat të forta, ndërsa e nivelojnë edhe shtypjen e gjakut.

Fasulja e zezë. – Gjithmonë duhet të keni fasule të zezë në rezerva, e cila është e pasur me proteina, të cilat treten ngadalë, fibra dhe antioksidantë, të cilat na ndihmojnë që lëkurën ta mbajmë sa më gjatë të re dhe elastike.

Çaji i gjelbër. – Çajin e gjelbër pini të nxehtë dhe të ftohët, verës dhe dimrit sepse është i pasur me flavonoide të cilat e mbrojnë organizmin nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjet e caktuara kancerogjene.