Fidanishtja

Ushqimi dhe ndikimi i tij në kancerin e gjirit

/ 1 minutë lexim

Konsumimi i ushqimit të pasur me fibra dhe të paktë me yndyra në moshë të re, mund të ndihmojë gratë të jenë më të mbrojtura nga kanceri i gjirit në moshë më të shtyrë.

Studiuesit suedezë kanë krahasuar konsumimin e ushqimit me prejardhje bimore, fibrave dhe yndyrës, me shkallën e paraqitjes së kancerit të gjirit te afro 12 mijë gra pas menopauzës.

Studimet e mëhershme kanë treguar se rreziku për të zhvilluar kancer të gjirit në moshë më të shtyrë ulet nëse gratë kanë konsumuar ushqim të paktë me yndyra në moshë më të re.

Mobi Casa

Por, studimi në fjalë ka pasur cak të vërtetë nëse edhe ushqimi i pasur me fibra ul shkallën e paraqitjes së kancerit gjirit.

Sipas rezultateve, te shumica e grave që kanë konsumuar shumë fibra, rreziku për shfaqje të kancerit të gjirit ka qenë madje 40 për qind më i ulët.

Megjithatë, nëse kombinohen ushqimet me përmbajte të ulët të yndyrave dhe ai me përmbajtje të lartë të fibrave, atëherë rreziku mund të ulet edhe më shumë. /Mjeku.Net/