ARKATANA

Ushqimet, të cilat duhet t’i hani gjatë stinës së vjeshtës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Mollët përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe ulin kolesterolin e keq, lulelakra pastron helmet prej organizmit dhe forcon imunitetin, si dhe kungulli bllokon shfaqjen e radikaleve të lira.

Mollët

Mollët ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe janë të pasura me antioksiduesit kuercetinë, i cili ndihmon në depërtimin e oksigjenit në mushkëri. Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm me vitamina C, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imun dhe luftojnë ftohjet. Një mollë e madhësisë mesatare përmban 14 për qind të sasisë së nevojshme ditore me vitamina C dhe rreth 100 kalori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lulelakra

Sikurse edhe mollët, lulelakra është e pasur me vitamina C. Mendohet se një porcion përmban rreth 77 për qind të sasisë së nevojshme ditore. Lulelakra është e pasur me antioksidues, që fshijnë edhe rrudhat e po ashtu me fitonutrientet, që ndihmon në luftimin e kancerit në mushkëri. Pikërisht për këtë arsye lulelakra u sugjerohet personave që thithin duhan.

Shega

Kjo pemë pasi që është e pasur me vitamina C, acid folik dhe vitaminat A dhe E, si dhe me kalium, ndryshe e thërrasin edhe super-pemë. Në lëngun e saj gjenden tri polifenole të rëndësishme, që janë antioksidues të fuqishëm, e në bazë të hulumtimeve, lëngu i shegës është më i fuqishëm sesa ai i manaferrave, çaji i gjelbër dhe vera e zezë. Posedon substanca kundër baktereve, mbron nga kanceri dhe shfaqja e diabetit dhe ndihmon në luftë me depresionin.

United Hospital

Kungulli

Është artikull i rëndësishëm për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë. Kungulli është i pasur me vitamina C, zink dhe me vitamina A, të cilët forcojnë sistemin imun të njeriut. Po ashtu, bllokon edhe shfaqjen e radikaleve të lira, duke mbrojtur ADN-në dhe qelizat nga plakja e parakohshme dhe mutacioni, e sidomos u sugjerohet atyre personave që kanë telashe me lukth dhe me zorrë.

Lakra jeshile

Kjo perime është e pasur me vitaminat A, C dhe E, magnez dhe karotenoide, që forcojnë sistemin imun dhe ndihmojnë në forcimin e qimes së flokut. Lakra jeshile pastron helmet nga organizmi, që është e domosdoshme për një organizëm të shëndetshëm. Po ashtu ndihmon në zbutjen e kollës te njerëzit, që vuajnë nga lloje të ndryshme të alergjisë.

Lakra e Brukselit

Kjo perime është burim i shkëlqyer me vitamina A dhe C, proteina, hekur dhe kalium. Po ashtu është e pasur me acid folik, e cila rrit pjellorinë, si te meshkujt po ashtu edhe te femrat. Po ashtu, lakra e Brukselit është e pasur me fitonutriente, që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të hormoneve te femrat.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.