Ushqimet shumë të shëndetshme që nuk duhet anashkaluar këtë vjeshtë
Vjeshta ka arritur përsëri, e bashkë me të edhe ushqimet që i kemi pritur gjithë vitin. KUNGULLI
Kjo perime me ngjyrë të portokalltë është e pasur me fibra, që janë të rëndësishme për sistemin tretës. Po ashtu, kungujt përmbajnë shumë betakarotinë të cilin trupi e shndërron në vitamina A, i cili më pas kujdeset për shikimin dhe sistemin imun. Farat e tij po ashtu ndihmojnë në sekretimin e serotoninës, hormon ky që na bën të ndihemi mirë.
SHEGA Shega është e pasur me antioksidues, që pakësojnë proceset inflamatore të sistemit tretës dhe parandalojnë sëmundjet e ndryshme. Shega po ashtu përmban edhe fibra dhe është burim për vitamina B, C dhe K.
PANXHARI
Ngjyrën e vet të njohur panxhari e fiton nga betalaina, që ia dhuron vetitë kundër inflamacioneve dhe ndikon si antioksidues. Panxhari është i pasur edhe me folate, C dhe magnez. MST/ Dardhët Dardhët janë të pasura me fibra të tretshme që ulin sasinë e kolesterolit të lartë. Po ashtu, ofrojnë mjaftueshëm vitamina C dhe bakër
(Kosova Sot)


