Hidromorava

Ushqimet që zgjasin jetën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur flasim për kujdesin ndaj trupit, mund të filloni me një rrugë të shkurtër dhe ta shpërbleni nga brenda.Mjeku Michael Grieger, në librin e tij “How Not to Die”, në mënyrë të detajuar, shpjegon se cilat janë ato ushqime që duhet t’i konsumoni, të cilat e zgjasin jetën.

Fasulja

Fasulja më së shumti ndërlidhet me jetëgjatësinë. Instituti amerikan për studimin e kancerit sugjeron se në secilën shujtë të përdorim bishtajore. Mos harroni fasulen e zezë, që mund ta konsumoni me secilën shujtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Frutat e malit

Janë shumë të shëndetshme dhe mund ta parandalojnë zhvillimin e kancerit, ua mbrojnë mëlçinë dhe trurin, si dhe e forcojnë imunitetin, thotë Grieger. Frutat e malit janë të pasura me antioksidues, sidomos mjedrat, që në një gotë përmbajnë 650 njësi.

Lakra e kuqe

Përmban substanca universale, e para së gjithash e lufton kancerin. Megjithëse janë në të njëjtën kategori edhe brokoli dhe lakra jeshile, më e shëndetshme është lakra e kuqe, thekson Grieger, sepse përmban shumë antioksidues.

Perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra janë ekuilibri më i mirë midis substancave shëruese dhe kalorive. Nëse në ditë konsumoni 2.000 kalori, si do t’i shpenzoni ato? Hani një porcion të freskët me perime të gjelbra, çdo ditë, dhe për 20 për qind zvogëlojeni rrezikun për sulm në zemër.

FIDANISHTJA

Kërpudhat

Posedojnë një vlerë unike ushqyese (përfshirë aminoacidet që mund të ngadalësojnë vdekjen e qelizave) që nuk mund të gjeni askund tjetër në botë, pos në kërpudha – thekson Grieger.

Liri

Liri përmban shumë substanca që parandalojnë zhvillimin e kancerit, më shumë se gjithçka tjetër në botë. Me rëndësi është që farat e lirit të jenë mirë të bluara para se t’i konsumoni, thekson Grieger.

Kurkuma

Sikur kurkuma të ishte drogë, do të fitonim miliona euro – konsideron Grieger, sepse kjo erzë përmban pigmentin e quajtur kurkuminë, e cila luan rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, si dhe të sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

Çaji

Provoni të pini çaj të gjelbër ose të bardhë, për t’u mbrojtur prej disa sëmundjeve, përfshirë këtu edhe kancerin. Me ndihmën e çajit mund ta ulni shtypjen e gjakut, kolesterolin, por edhe dhjamin dhe yndyrat trupore.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.